Kryeministri Rama takon homologun grek, Tsipras

29/09/2015 13:10

Në New York kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e parë me homologun grek Aleksis Tsipras, të cilin drejtori i komunikimit në kryeministrinë shqiptare Endri Fuga e ka vlerësuar si “një takim të parë shumë miqësor gjatë samitit të OKB-së.

Zyra e shtypit e kryeministrit Tsipras nëpërmjet një njoftimi thotë se shefi i qeverise greke theksoi nevojën e zgjidhjes së problemeve ndërmjet dy vendeve, bazuar tek e drejta ndërkombëtare dhe tek respekti reciprok.

Tsipras i kërkoi Ramës edhe respektimin te drejtave të pakicave kombëtare greke dhe te drejtave fetare, duke nxjerr në pah në këtë pikë rolin domethënës të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas.

Tsipras thuhet në njoftim, i konfirmoi homologut Rama se Greqia do mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës, duke kërkuar gjithashtu edhe nga Shqipëria të tregojë vullnet dhe dëshirë në plotësimin e kushteve.

Gjithashtu gjatë takimit u kërkua edhe bashkpunimi i mëtejshëm dypalësh në fushën ekonomike e tregtare. Në fund të takimit kyeministri shqiptar e ftoi Aleksis Tsipran të vizitojë Shqipërinë.

Qëndrimi në OKB i kryeministrit Edi Rama do të vijojë me pjesëmarrjen
 në samitin e organizuar nga presidenti Barak Obama për “Intolerancën dhe Ekstremizmin” ku të ftuar janë 60 udhëheqës shtetesh.Kryeministri shqiptar do të jetë njëri prej 12 liderëve, i cili do të këtë një fjalë në këtë samit.

Televizioni grek “Mega” raporton se gjatë takimit nuk ka munguar një dialog mes Tsipras dhe Ramës për sportin.
Ja dialogu i plotë:

Tsipras: Keni qene basketbollist?
Rama: Po. Kam luajtur me ekipin e Dinamos dhe kombetarën… por nuk luajtëm kurrë me skuadrën greke.
Kocias: Sa keq.
Rama: Luajtëm me skuadra të tjera greke si Aris apo Panathinaikos, por jo me ne. Luajtën me skuadrën kryesuese të asaj kohe.
Tsipras: Cilen skuadër.
Rama: Ne ishim të dytët. Kryesuese ishte ajo e Partizanit. Asokohe erdhi të luajë edhe Nikos Galis.
Kocias: Ishte tjetër Niko ai.
Tsipras: Nuk ishte kaq i shëndoshë sa ti.

Top Channel