Vlorë, sekuestrohen 67 kg hashash, pranga 33-vjeçarit

29/09/2015 17:50

Policia e Vlorës ka sekuestruar 67 kilogramë hashash dhe ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar në një operacion të ndërmarrë këtë të martë.

Droga u sekuestrua gjatë operacionit të koduar “Tranzit” në vendin e quajtur “Çezma e thatë”, ku pas një kontrolli në automjetin e shtetasit Erion Mandi, 33 vjeç, banor i lagjes 28 Nëntori në Vlorë, u gjet sasia e drogës.

Lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e modifikuar të automjetit tip Ford kamionçinë me targa AA 037 LV dhe ishte e ndarë në pesë thasë.

Sipas uniformave blu, destinancioni i drogës ishte qyteti i Vlorës, ndërkohë që policia sqaron se vazhdojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Top Channel