Kosovë, qëllohet për vdekje efektivi i policisë në Skënderaj

29/09/2015 18:10

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur, në një ngjarje të ndodhur rreh orës 17:00 të së martës, në qytetin e Skënderajt.

Lajmin e konfirmoi për Top Channel drejtori i Policisë për këtë rajon, Nehat Thaçi. Polici i vrarë është identifikuar me inicialet V. G., ndërsa i plagosuri me inicialet A. F.

Ndonëse nuk ka ende një pistë zyrtare për motivet e ngjarjes, sipas burimeve të hetuesisë dyshohet se, pjesëtari i policisë është vrarë në shenjë hakmarrjeje për një ngjarje të ndodhur para dy viteve.

Polici i ndjerë V.G. kishte qenë autor i vrasjes së kandidatit për Asamblenë e Komunës së Skënderajt, Bekim Biringjiku, ngjarje kjo e ndodhur në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në nëntor të vitit 2013.

Top Channel