Champions, ja strategjia e Malmos kundër Realit të Madridit

29/09/2015 00:00

Të ndeshesh me një ekip të madh, në një kohë që je një kundërshtar modest për ta, kuptohet sesa e vështirë nga ana fizike por edhe psikologjike është për këta të fundit, që futen në ankth ende pa ardhur dita e takimit, e jo më kur të zbresin në fushë përkrah “të mëdhenjve”.

Në rastin konkret bëhet fjalë për gjetjen e një mënyrë sesi të ndalet Reali i Madridit i Cristiano Ronaldos. Keni dyshime se nga cila skuadër? Malmo e Suedisë, rivali i radhës i madrilenëve në Champions League, që ka vendosur të shkurtojë me dy metra terrenin sportiv.

Po, fusha e stadiumit “Swedbank” është shkurtuar – sa i përket gjatësisë së saj, – nga ekipi suedez, pikërisht siç bënë edhe sezonin e kaluar kundër Juventusit. Objektivi është të pengojnë sa më shumë të munden lojën e shpejtë të rivalëve spanjollë.

E megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për të mbuluar “gjurmët” suedezët kanë dështuar, pasi edhe shenjat e vijëzimit të vjetër të fushës kanë mbetur të dukshme dhe e gjithë “strategjia” e ndjekur prej tyre nuk mund të fshihet.

Top Channel