Surpriza në Champions, zhgënjejnë Roma, Arsenal dhe Chelsea

29/09/2015 22:55

Roma, Arsenali dhe Chelsea janë surpizat e ndeshjeve të dyta në grupet e Champions League.

Pavarësisht se para sfidave të mbrëmjes ishin favoritë këto skuadra kanë shokuar tifozët e tyre me humbjet përballë skuadrave më të dobëta në letër.

Roma u mund 3-2 nga Bate Borisov, e cila ngjitet në vendin e dytë në grupin E. Arsenali u mund në “Emirates Stadium” 2-3 nga Olympiakos, duke regjistruar humbjen e dytë në Champions.

Chelsea po ashtu u mund 1-2 nga Porto, një ndeshje interesante kjo për Mourinho-n, i cili luante përballë ish skuadrës me të cilën bëri emër në Europë.

Ndërkohë, Barcelona përmbysi rezultatin dhe mposhti 2-1 Bayer Leverkusen falë golave të Robertos dhe Suarez.

Ka rezultuar një ndeshje kontrolli për Bayern-in ajo përballë Dinamo Zagreb. Kampionët e Gjermanisë shkatërruan 5-0 ekipin kroat dhe mbajnë të vetëm me 6 pikë kreun e grupit F.

Në grupin H, Zeniti mposhti 2-1 Gent-in,  ndërsa Valencia mori 3 pikë në Francë, pasi mundi 0-1 Lyon-in.

Top Channel