“Dy gëzime në një ditë për Kim Kardashian”

30/09/2015 00:00

Kim Kardashian dhe Kanye West janë njoftuar nga doktorët se djali i tyre, me shumë mundësi, pritet të vijë në jetë gjatë periudhës së festave.

Një burim për uebsajtin “TMZ.com” ka thënë: “Doktorët kanë llogaritur datën dhe sipas tyre, djali i Kim dhe Kanye do të vijë në jetë ditën e Krishtlindjeve”.

Një burim i brendshëm i çiftit ka shpjeguar se edhe pse doktorët shpresojnë që Kim të ketë një lindje natyrale, një ndërhyrje çezariane mund të jetë e nevojshme.

Kim dhe Kanye, të cilët janë prindër të North 2-vjeçe, përflitet se kanë rezervuar një dhomë luksoze në spitalin e Los Angeles për këtë pritje të ëmbël.

Top Channel