Kombëtarja në ankth, dëmtohet Cana

30/09/2015 00:00

Ndoshta për të është ndeshja e jetës, por 10 ditë para sfidës historike me Serbinë kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka pësuar një dëmtim në ndeshjen që ekipi i tij, Nantes luajti mbrëmjen e së martës ndaj Lilles.

Cana u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 56 pas problemeve me kaviljen e kembes, ndërsa është e paqartë koha që do t’i duhet lojtarit për të qenë i gatshëm të luajë.

Burime pranë futbollistit bëjnë të ditur se Cana ndien dhimbje, por shpreson që të mund t’ja dalë për ndeshjen me Serbinë, ende pse asgjë nuk mund të jetë zyrtare pa ekzaminime më të hollësishme mjekësore.

Ndeshja me Serbinë luhet në 8 tetor dhe deri atëherë mbeten pak ditë. Cana shpreson qe t’ja dalë për të qenë në fushë, por në rast të kundërt mungesa e tij do të ishte një problem jo i vogël për De Biasi-n që nuk ka në dispozicion as Mërgim Mavrajn, i dëmtuar prej disa muajsh.

Top Channel