Sakrificë për Mission Imposible

30/09/2015 09:35

Tom Cruise ka një reputacion si një njeri në aksion por këto foto tregojnë se si e ka arritur ai këtë. Ylli 53-vjeçar i Hollivudit mësoi të mbante frymën nën ujë për të paktën 6 minuta, për të filmuar skenat e filmit Mission Impossible- Rogue Nation.

Cruise i pëlqen të bëjë aksione, por në një video pas kamerave të rrëfyer ekskluzivisht nga Açess Hollywood, ai pranon se stafi kishte frikë se nuk do ia dilte mbanë.

“Normalisht në sekuencat nën ujë, njerëzit e mbajën frymë për 10 sekonda, ja 15 sekonda maksimumi. Dua t’i provoj gjithkujt se jo vetëm që kjo metodë është e sigurtë, por është më e mira, pasi mësova të mbaj frymën dhe kjo më relakson. Askush nuk duhet të jetë në panik”, ka rrëfyer Cruise.

Top Channel