Miley Cyrus vesh të gjitha ngjyrat e mundshme

30/09/2015 09:40

Miley Cyrus do të drejtojë për herë të tretë Saturday Night Live më tre tetor, në sezonin e tij të 41-të. Dhe ajo e ka pranuar më së miri këtë të hënën, kur u fotografua teksa dilte nga provat në New York City.

Ajo pohoi me kokë, teksa tërhoqi vëmendjen stili i saj ekstravagant. Një komplet sportiv Adidas nga koleksioni i Rita Orës, dhe flokët me ngjyrat e ylberit. Aksesorët e 22-vjeçares ishin një varëse në formën e reve, një çantë me dizenjon e një magnetofoni të vjetër, figurina lulesh të ngjitura në fytyrë dhe një ton sysh blu.

FOTO GALERI
1/3
22-vjeçarja do të drejtojë për herë të tretë Saturday Night Live

Top Channel