Katy Perry nuk ka për ta harruar këtë fanse

30/09/2015 10:15

Katy Perry është çuditur nga një superfanse e saj, të cilën ndoshta nuk ka për ta harruar kurrë, gjatë koncertit të saj në Rock in Rio në Brazil. 30-vjeçarja ftoi një vajzë në skenë, por kuptoi se ajo ishte e fiksuar pas Perry.

Admiruesja e saj nisi ta puthë në faqe dhe në qafë dhe vendosi kokën në gjoksin e yllit të muzikës. “Na duhet pak ujë. Mendoj se ajo po bie!”, ka thënë Perry, duke menduar se fansja është në efektin e ekstazisë.

Dukej qartë se Katy nuk e kishte pritur një dashamirësi të tillë nga vajza, por qëndroi mjaft profesionale. Asaj iu desh një kohë e gjatë të pronconte emrin e fanses, Rayane, por e ktheu situatën në një shaka.

Top Channel