Kjo makineri punon me energji nga… patatja

30/09/2015 10:40

Një firmë britanike mund të jetë kompania e parë në botë që prodhon elektricitet nga patatja. Fabrika në Carlisle, Cumbria, merr energji nga një bio-refinery që konverton patatet dhe lëkurat e patateve në elektricitet dhe avull.

Gjeneratori i ri prodhon 3500 MWh në vit elektricitet, i mjaftueshëm për të furnizuar 850 shtëpi. Gjithashtu, ky gjenerator, i pari i këtij lloji, pritet të prodhojë rreth 5000 MWh në vit energji nga avulli.

Pra, fuqia e patates shumë shpejt mund të prodhojë gjithçka nga picat, byrekët, pula, pudingu për qindra konsumatorë në Londër. Carlisle synon të kursejë 35 mijë ton të prodhimit të karbonit.

Drejtori i saj, Andrew Edlin, thotë: Kjo bio-rafineri do të jetë e para në fushën e industrisë ushqimore. Ajo përdor një tip të ri teknologjie, super efiçente duke gjeneruar energji nga mbeturinat e patateve.

Top Channel