Kur bletët “sulmojnë” makinën e policisë

30/09/2015 10:50

Një kamion transporti i mbushur me bletë është përmbysur në rrugë në Oklahoma, dhe insektet janë shpërndarë gjatë gjithë rrugës. Patrulla e policisë raportoi për një aksident në autostradë, ku një person ishte plagosur.

Pamjet televizive tregojnë se mijëra bletë kanë pushtuar makinën e patrullës së policisë. Megjithatë patrulla lajmëron se rruga është e lirë, por shoferët duhet të kenë kujdes nga bletët.

Top Channel