Një moment prekës për të gjithë të pranishmit në dasmën e Brittany Peck. Në një moment babai i saj ndalon dasmën dhe në vend krijohet tension. Askush nuk e dinte se çfarë ndodhi derisa panë të atin e nuses të vinte bashkë me njerkun e saj.
Në momentin që ishte duke shqoëruar vajzën drejt altarit, Todd Bachman ndalon dhe shkëputet nga ceremonia. Askush nuk e dinte se çfarë ishte duke bërë, rrëfen fotografia e dasmës, pas postimit të fotove në profilin e saj në Facebook.
Todd Bachman, babai i Brittany iu afrua njerkut të saj Todd Cendrosky. E kapi për dore dhe i tha nëse mund ta shoqëronin bashkë vajzën drejt altarit. “Dhe t’i ke ndihmuar në rritjen e saj”, i tha i ati. Nusja ishte mjaft e emocionuar, ndërsa të gjithë të ftuarit shpërthyen në lot.
Top Channel