Aksident i rëndë në Berat-Lushnje, plagosen 6 persona

30/09/2015 12:05

Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Dy mjete janë përfshirë në aksident. Një mjet tip kamionçinë është përplasur me furgonin taksi. Për pasojë, drejtuesit e të dy mjeteve janë plagosur rëndë, ndërsa edhe katër udhëtarë në furgon, pjesëtarë të një familjeje, të cilët udhëtonin nga Berati për në Rinas, pësuan lëndime.

Të plagosurit janë Merita Xharando dhe tre fëmijët e saj Romela, Eliza dhe Renato. Drejtuesi i mjetit tip kamionçinë, Daniel Zoto është plagosur lehtë, ndërsa më rëndë është drejtuesi i furgonit, Përparim Mile. 

Aksidenti ka ndodhur në orën 05.45 të mëngjesit dhe përplasja ka qenë e fortë aq sa për të nxjerrë drejtuesin e furgonit është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve me mjete prerëse, pasi mjeti është deformuar dhe nuk lejonte daljen e drejtuesit.

Sipas policisë së qarkullimit, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të kamionçinës që udhëtonte në drejtim të Beratit, i cili i ka dalë në korsinë e furgonit.

Top Channel