Ralph Laurent lë kompaninë e tij

30/09/2015 00:00

Stilisti Ralph Lauren do të largohet nga drejtimi i kompanisë luksoze të modës, që ai vetë themeloi 50 vite më parë.

Duke nisur nga nëntori, shefi i ri ekzekutiv do të jetë Stefan Larsson, president i “Old Navy”-it.

Lauren, që muajin e ardhshëm mbush 76 vjeç, planifikon sidoqoftë të mbetet kryestilist i firmës, e cila vitet e fundit e ka zgjeruar aktivitetin e saj nga shitja e veshjeve te biznesi i restoranteve.

Në sqarimin e dhënë mbi pasardhësin e tij, ai e cilësoi si një njeri “jashtëzakonisht të talentuar”, i cili do t’i sjellë kompanisë një perspektivë të re globale.

Top Channel