Deputeti Agron Çela padi Dritan Priftit: Kompania ime asnjë lidhje me DIA-n

30/09/2015 15:15

Deputeti i LSI-së, Agron Çela ka paditur për shpifje ish ministrin Dritan Prifti. Në një deklaratë për mediat, deputeti Çela thotë se nuk ekziston asnjë transfertë parash nga DIA, në kompaninë  që ai ka drejtuar në vitin 2011.

“Gjatë vitit 2011 unë kam qenë një qytetar i paangazhuar në asnjë forcë politike dhe tek Lëvizja Socialiste për Integrim u bashkova në vitin 2013 në prag të zgjedhjeve të atij viti. Për këto shpifje të ndyra të ordinerit Dritan Prifti, do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe çdo rrugë ligjore në gjykatë dhe në prokurori. Mbështes dhe do të votoj për një hetim të gjithanshëm ndërkombëtar për çështjen CEZ”, deklaron Çela.

Ai u shpreh se Dritan Prifti ka qënë shok me Kastriot Ismailajn, kanë punuar bashkë në vitin 1990.

Top Channel