Europa League, Napoli udhëton në Poloni pa Hysajn

30/09/2015 16:20

Pas fitores së bujshme në kampionat ndaj Juventusit, Napoli po përgatitet për ndeshjen e së enjtes në Europa League. Skuadra italiane do të udhëtojë drejt Varshavës për t’u përballur me Legian me synimin për të marrë një tjetër 3 pikësh. Për këtë ndeshje, trajneri Maurizio Sarri ka vendosur të bëjë rotacion, duke lënë jashtë skuadre 3 futbollistë që deri tani kanë qenë titullarë të padiskutueshëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Elseid Hysaj, mesfushorin Marek Hamsik dhe sulmuesin Lorenzo Insigne. Ideja e Sarrit është që të tre këta futbollistë të pushojnë, madje për futbollistin italian ky vendim është diçka pozitive, duke qenë se ai pësoi një dëmtim të lehtë në sfidën me bardhezinjtë.

Kjo do të thotë se në sfidën me Legian e Varshavës do të jenë në rolin e titullarit Cirices, Maggio dhe Valdifiori.

Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës, nuk do të këtë ndryshime; do të jenë të njëjtët futbollistë që kanë qenë edhe në sfidën e fundjavës në Serinë A.

Top Channel