Korçë, gjykata lë në burg të arrestuarit e “Pritës”

30/09/2015 16:35

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 2 të arrestuarit e kapur me 880 kg kanabis në fshatin Dushar, ndërsa për tre prej tyre ka vendosur masën burg me afat 30 ditor.

Në seancat e zhvilluara me dyer të mbyllura njëra pas tjetrës ndaj të arrestuarve Marsel Brakollari dhe Alket Zaimaj, ndaj të cilëve rëndon akuza e kultivimit të narkotikëve, gjykata ka vendosur masën “burg pa afat” ndërsa për tre të akuzuarit e tjerë: Mario Voda, Bledar Emini dhe Skënder Nakoleci është caktuar një masë me afat për shkak të provave të mbledhura nga organi i akuzës.

Dy ditë më parë, një superaksion i policisë së Korçës ka bërë të mundur kapjen e 880 kg lënde narkotike. Operacioni i koduar “Prita” është kryer në afërsi të fshatit Dushar, në Maliq, ndërsa policia ka arritur të kapë një sasi të madhe droge.

Top Channel