Lushnje, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje

30/09/2015 17:10

Policia e Fierit ka njoftuar arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Armelino Cauli, banues në Lushnje.

Arrestimi i 42-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Riminit në Itali ka caktuar masën e sigurise “arrest në burg në mungesë” në vitin 2000 për të, për kryerjen e veprës penale “plagosje me pasojë vdekje”.

Top Channel