Ndahet çifti hollivudian Seyfried-Long

30/09/2015 17:15

Amanda Seyfried dhe Justin Long nuk janë më bashkë, sipas “Us Weekly”. Një burim ka raportuar se çifti i aktorëve ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies 2-vjeçare pak javë më parë.

Sipas burimit, marrëdhënia e tyre ka përfunduar për shkak të axhendave të zëna dhe jetës së ndryshme që bënin. 

Ndërkohë, një burim për “Page Six” raporton se dyshja i dha fund marrëdhënies pasi Justin dëshironte të martohej, ndërsa Amanda nuk ka pranuar, me justifikimin se nuk ishte gati. I njëjti burim ka lënë të nënkuptohet se Amanda ka “hedhur grepin” tek një tjetër mashkull.

Top Channel