Ellie Goulding tregon “asetet” për “Glamour”

30/09/2015 17:40

Ajo është një nga këngëtaret më të kërkuara në botë, e cila ka punuar shumë për albumet e saj, por përsa i përket jetës së saj personale Ellie Goulding është një person shumë i tërhequr.

Ylli 28-vjeçar, e cila po përgatitet për publikimin e albumit të saj të tretë, ka pozuar në disa fotografi provokuese për numrin e fundit të revistës “Glamour”, në të cilën është rrëfyer për të ardhmen e saj.

E pyetur nëse është gati të kurorëzojë dashurinë e saj, Ellie ka treguar se ajo në fakt nuk dëshiron të martohet, nga frika se më vonë martesa e saj mund të përfundojë në divorc.

“Po, dua të martohem, pasi tashmë jam thuajse 30 vjeç”, ka thënë Ellie. “Më parë kam pasur një koncept tepër të gabuar për martesën, pasi rrethohesha nga njerëz, prindërit e të cilëve ishin të divorcuar. Nisur nga kjo, unë kisha hequr dorë nga martesa, por kur dikush të vjen, si në rastin konkret Dougie, dhe çdo gjë ndryshon”, shtoi Ellie.

Goulding ka shtuar se i pëlqen ideja që dasma e saj të jetë tradicionale, e organizuar në një kishë e rrethuar nga familjarët e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel