Tiranë, arrestohet grabitësi serial

30/09/2015 19:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për 8 raste të vjedhjes me dhunë, nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta.

Në kuadër të operacionit “Grabitësi i vetmuar”, në pranga është vënë shtetasi Silvester Sylaj, i lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Aktualisht, ky shtetas ndodhet në dhomat e paraburgimit në Komisariatin nr.2.

Top Channel