8 meshkuj në kombëtaren e femrave të futbollit në sallë të Iranit

30/09/2015 19:20

Pasi në vitin 2014 “The Telegraph” hidhte dyshime se në kombëtaren e femrave të futbollit në sallë të Iranit kishte meshkuj, një zyrtar iranian, Mojtabi Shafiri, deklaroi për “Al Arabiya” se “8 lojtarë kanë luajtur me përfaqësuesen e femrave pa përfunduar operacionet e ndryshimit të gjinisë”.

Në Botërorin e fundit të futbollit në sallë për femra, Irani i habiti të gjithë me lojën e bukur dhe kombinimet e jashtëzakonshme, ndërsa vetëm para disa ditësh u shpall edhe kampion i Azisë.

Zyrtari iranian thotë se para Botërorit u realizuan kontrolle për të kapur mashtrime të tilla, por ai shton se FIFA ka ndihmuar në fshehjen e këtij skandali.

Top Channel