Prifti-LSI, “shpërthen” lufta e videove

30/09/2015 00:00

Ka “shpërthyer” në internet lufta e videove mes LSI-së dhe Dritan Priftit. Pas shkëmbimit të akuzave dhe deklaratave politike, beteja është shndërruar në një luftë videosh, njësoj si katër vite më parë. 

Pikërisht, një video e përfolur e para katër viteve dhe e papublikuar, është hedhur në rrjet jo si video, por me disa foto të nxjerra prej saj. Gjatë së mërkurës, në mediat “online” dhe rrjetet sociale janë publikuar foto të shkëputura nga ai që u quajt “video-skandali Prifti”, ku ish-ministri i Energjetikës shfaqet në skena intime me një femër. 

Disa orë më pas nuk ka munguar reagimi i Dritan Priftit, i cili është shprehur se është në dijeni të kësaj videoje, madje ka shtuar se prej vitesh i bëhet shantazh me këtë video atij dhe familjes së tij. Prifti ka shtuar gjithashtu se “tani e kam unë përsëri radhën”, duke paralajmëruar edhe ai publikimin e një videoje. 

“Një ditë e re, prova të reja, duke filluar nga paratë e marrë nga DIA”, është shprehur Prifti.

Top Channel