Jahjaga ofron në SHBA përvojën e gruas kosovare në luftë e paqe

30/09/2015 21:40

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ofron përvojën dhe kontributin e gruas kosovare ne luftë dhe në paqe në simpoziumin për “Pjesëmarrjen Politike të Grave në Procese Paqësore” në Uashington.

Në një komunikatë për media thuhet se “në një bisedë bashkë me ish-Sekretaren amerikane Madeleine Albright dhe ish-ambasadoren amerikane për Çështjet Globale të Grave, Melanne Verveer, Presidentja Jahjaga ofroi përvojën e Kosovës për pjesëmarrjen e grave në jetën politike në vend”.

“Përgjatë viteve ’90, gratë në Kosovë u mobilizuan për të kryer punë humanitare, u mobilizuan politikisht për të protestuar kundër represionit dhe për të dokumentuar abuzimet e të drejtave të njeriut që çuan në ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare që ndaloi luftën në Kosovë dhe për të përkthyer në prova për gjykimet për krime lufte. Në paqe, roli i tyre është po aq thelbësor. Ne kemi rritur pjesëmarrjen e grave në nivel qendror dhe lokal. Sot gratë përbëjnë 30% të Parlamentit të Kosovës”, citohet të ketë thënë Jahjaga.

Top Channel