Nis Rrethi Çiklistik i Shqipërisë

30/09/2015 22:15

90-vjetori i çiklizmit shqiptar ka mbledhur protagonistët më të suksesshëm të edicioneve të fundit në këtë sport. 40 çiklistë nga 10 ekipe të ndryshme rivalizuan që në kilometrat e para të Rrethit Çiklistik, ndërkohë që ra në sy se përfaqësues të fortë janë nga skuadra jashtë vendit.

Çiklistë nga Kosova, Maqedonia dhe Novi Pazari i Serbisë pritet që dhe në etapat në vazhdim të jenë kërcënim kryesor për sportistët shqiptarë që synojnë podin.

Në fundin e etapës prolog në kronometër individual, i pari u rendit çiklisti i Apolonisë, Besmir Banushi, ndërsa pas tij Ylber Sefa. Në shkallën më të ulët të podit ishte serbi i Novi Pazarit, Marko Stankoviç.

Etapa e dytë do të jetë ajo që do transferojë sprotistët nga kryeqyteti në Shkodër.

Top Channel