Atletico Madrid, surpriza e Champions

30/09/2015 22:45

PSG, Real Madrid, Manchester United dhe Juventus e kanë mbyllur me fitore mbrëmjen e dytë në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që supriza është Benfica, e cila mposhti 1-2 Atletico Madrid në Spanjë.

Në grupin A gjërat po shkojnë sipas parashikimeve. Do të jetë PSG dhe Real Madrid skuadrat që do të luftojnë me njëra-tjetrën për vendin e parë. Francezët e Blanc mundën 0-2 në Ukrainë Shaktarin, ndërsa madrilenët fituan 0-2 me Malmoen në transfertë, falë golave të Cristiano Ronaldos.

Në grupin B situata duket më e komplikuar, pasi tashmë të katër skuadrat janë me nga 3 pikë. Manchester United përmbysi rezultatin dhe mposhti 2-1 Wolfsburg, ndërsa CSKA e Moskës arriti të mundë 3-2 PSV Eindhoven. Fitorja 2-1 në Madrid ndaj Atleticos e ka ngjitur Benfikën në vendin e parë me pikë të plota në grupin C.

Ecuria e Juventusit në Ligën e Kampioneve është ndryshe nga ajo në kampionatin italian. Kampionët e Italisë fituan 2-0 ndaj Sevijës duke marrë kryesimin e grupit D, ndërkohë që në ndeshjen tjetër Manchester City përmbysi rezultatin në sekondat e fundit, duke mposhtur 2-1 Borussia Monschengladbach.

Top Channel