Martesa e Beckham në krizë?! David përgjigjet…

01/10/2015 00:00

Së fundmi kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se martesa e tyre është në krizë, por David Beckham i ka dhënë fund këtyre thashethemeve, duke treguar se sa shumë i mungon familja dhe bashkëshortja e tij Victoria.

Pas një udhëtimi në Dubai, ish-futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij të “Instagram”-it, ku shihet me tre miqtë e tij të veshur si Freddie Mercury.

Bashkangjitur fotografisë, David ka shkruar: “Kam qëndruar larg shtëpisë sime për një kohë të gjatë. Po pres me padurim të shkoj në shtëpi për të takuar bashkëshorten time të bukur dhe fëmijët e mi të mrekullueshëm”.

Pa dyshim, përmes këtij postimi David ka dashur t’i tregojë familjes së tij të dashur se pavarësisht se ka qenë larg tyre, ajo është gjithmonë në mendjen e tyre dhe se divorci nuk është aspak në planet e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel