Provoni mos t’i blini të dashurës një iPhone

01/10/2015 09:40

Njerëzit mërziten kur nuk kanë mundësi të blejnë iPhone-in e ri. Por kjo vajzë ka shkuar në ekstrem, për t’i siguruar vetes një iPhone 6s.

Pasi i dashuri i saj nuk mundi t’ia blente pajisjen më të re të Apple, vajza, e cila u filmua nga një kamera sigurie në një qendër tregtare në Kinë, vendosi të bëjë diçka.

Kjo diçka ishte të bënte striptizëm komplet lakuriq para qindra klientëve të qendrës tregtare.

Në filmime vajza duket se debaton me partnerin e saj, para se të heqë rrobat dhe të shtrihet në tokë.

Top Channel