Kërkon ushqim, leopardit i ngec koka në tenxhere

01/10/2015 09:45

Një leopard i uritur, që po kërkonte ushqim, përfundoi me kokë të ngecur në një tenxhere, në një fshat të Indisë. Ai është filmuar nga banorët e zonës, teksa kishte menduar se mund të gjente diçka për të ngrënë dhe koka i kishte ngecur.

Ai kaloi plot 6 orë me kokën të ngecur. Zyrtarëve të departamentit të pyjeve iu desh të qetësonin kafshën e më pas t’’i hiqnin tenxheren nga koka. Leopardi u lëshua më pas në jetën e egër të pyllit.

FOTO GALERI
1/3
Kafsha kaloi plot 6 orë, derisa iu hoq tenxherja nga koka

Top Channel