Ngatërron derën e avionit…me të tualetit

01/10/2015 10:20

Për shumë prej nesh, shenja që tregon tualetin në një avion është shumë e qartë. Por për një pasagjer të fluturimit nga Edinburgh në Amsterdam, duket se nuk ka qënë dhe aq e dukshme.

James Gray (në foto) u arrestua dhe u gjobit me 600 euro, pasi u përpoq të hapte derën e avionit në një lartësi prej 9 mijë metrash, sipas një artikulli të Telegraph. Ai u tha autoriteteve se ngatërroi derën e jashtme me atë të tualetit.

Ai ka thënë se thjesht preku dorezën e derës, dhe u lajmërua në kohë nga ekuipazhi i avionit, të cilët i bën të ditur se do të arrestohej sapo të zbriste në aeroportin Schipol në Amsterdam.

“U përpoqa t’i shpjegoja se ishte thjesht një keqkuptim. Polici erdhi dhe më arrestoi. Ata ishin shumë miqësor”, ka rrëfyer Gray.
Ai kaloi natën në paraburgim për t’u liruar ditën tjetër. Ai tashmë është dënuar nga linja ajrore për pesë vjet, dhe iu desh të merrte para hua për të rimarrë valixhet në shtëpinë e tij në Skoci.

Top Channel