Pasioni në çift zbehet pas 1 viti lidhjeje

01/10/2015 11:10

Një studim gjerman ka dalë në përfundimin se një marrëdhënie nis të humbasë pasionin vetëm pas një viti. Studimi thotë se pasi kalojnë 12 muajt e parë, gjithçka shkon në rënie.

Kërkuesit shkencorë nuk janë të sigurtë pse një çift konsumohet kaq shpejt, por ata mundohen ta shpjegojnë me faktin se me kalimin e kohës ndryshon seksi për secilin nga partnerët.

Në këtë përfundim dolën pasi analizuan përgjigjet e rreth 3 000 meshkujve dhe femrave të moshës 25 deri në 41 vjeç.

Top Channel