Itali, shkatërrohen dy grupe trafiku; mes tyre elementë shqiptarë

01/10/2015 12:30

Zonat veriore të Breshias, Bergamos, Ferrarës dhe Milanos qenë në qendër të një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar në Itali, që përfundoi me arrestimin e 19 persaonave dhe shkatërrimin e dy organizavate kriminale.

Njëra ishte italo-shqiptare, ndërsa tjetra me anëtarë dhe drejtues të gjithë shtetas shqiptarë me banim në Itali. Gjithësej u sekuestruan 40 kilogramë kokainë dhe 22 kilogramë marijuhanë; një sasi lëndësh narkotike që kap një vlerë prej rreth 4 milionë eurosh.

Gjatë kontrolleve u kapën edhe dy pistoleta e një sërë pajisjesh të nevojshme për përgatijen e dozave dhe përzierjen e lëndëve narkotike.

Operacioni është fryt i hetimeve dyvjeçare që zbuluan rrjetin e furnizimit dhe shpërndarjes. Sasitë e mëdha të kokainës silleshin nga vendet e Amerikës Latine, ndërsa marijuhana nga Shqipëria dhe Afrika Veriore.

Ato mbaheshin të fshehura në zonat pyjore rreth qyteteve dhe prej andej dërgoheshin për shpërndarje në tregjet e narkotikëve.

Top Channel