Akuzat e Priftit, Braimllari: LSI nuk merret me jetën private të askujt 

01/10/2015 12:40

Lëvizja Rinore për Integrim ka reaguar ndaj akuzave të Dritan Priftit, lidhur me publikimin e videove të tij intime.

Kreu i LRI-së, Endrit Braimllari tha për mediat se LSI-ja nuk merret me jetën private të askujt. “LSI nuk merret me jetën private të askujt. I çuditur që Prifti na akuzon për përgjime. LSI nuk mban përgjegjësi për dhjetëra orë filmime të Priftit që s’di ku i ka shpërndarë. Dritan Prifti duhe të thirret për të dëshmuar si kumbari i marrëveshjes mes CEZ dhe DIA”, është shprehur Braimllari.

Top Channel