Policia e Tiranës, masa për taksitë e palicencuara

01/10/2015 13:20

Policia e Tiranës i kërkon taksistëve të cilëve u ka mbaruar lincenca të heqin simbolet e taksisë nga automjetet e tyre, në të kundërt do të përballen me sanksione. Masat e policisë vijnë pas një udhëzimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit.

“Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, që kanë në përdorim mjete me ngjyrë të verdhë, ose me targa të bardha, që iu ka kaluar afati i liçencës, dhe akoma kryejnë në mënyrë të kundërligjshme këtë shërbim, të marrin masa për të bërë ndryshimet karakteristike të mjetit, kthimin e tij në ngjyrën e rregjistrimit të parë, dhe ndryshimin e targave të mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për kundravajtësit parashikohen edhe masa administrative, gjoba nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë, dhe tërheqje të lejes së qarkullimit të mjetit, e cila do të t’i kalojë Drejtorisë së Transportit Rrugor, e cila merr masa për azhornimin e saj.

Top Channel