Rama, intervistë për “Fox Business”

01/10/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për kanalin amerikan “Fox Business” me fokus konfliktin në Siri, shprehu mbështetjen e tij ndaj qëndrimit të mbajtur pak ditë më parë nga Presidenti Obama, mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë e Iranin për të luftuar terrorizmin.

I pyetur rreth regjimit të Bashar al-Assadit, kryeministri Rama tha se asnjë njeri me arsye të shëndoshë nuk mund t’i besojë Assadit dhe se, mbështetja e Putinit për të është një problem më shumë për Rusinë.

“Negociatat dhe marrëveshja e Shteteve të Bashkuara me Iranin – vijon më tej kryeministri, – është në të mirë të Amerikës dhe botës”.

Në përfundim të intervistës, kryeministri theksoi edhe njëherë, ashtu si në fjalën e tij në samitin kundër terrorizmit se, veç betejës ushtarake, për të mposhtur ideologjinë duhet të fitojmë betejën për mendjet dhe zemrat e brezave të ardhshëm, e në këtë aspekt Presidenti Obama është një pikë reference.

Top Channel