Nju Jork, Jahjaga takohet me drejtoreshën e UNESCO-s

01/10/2015 00:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi këtë të enjte në Nju Jork, drejtoreshën e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), zonjën Irina Bokova, me të cilën diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka qenë tema kryesore e diskutimeve të udhëheqësve kosovarë në Nju Jork, në takimet dypalëshe me krerë të shteteve të ndryshme të botës. Kosova synon prej kohësh anëtarësimin në UNESCO, një kërkesë që kundërshtohet ashpër nga Serbia dhe aleati më i madh i saj, Rusia.

Top Channel