SHBA, 10 të vdekur dhe 7 të plagosur në kolegj

01/10/2015 00:00

Të paktën 10 të vdekur dhe 7 të plagosur janë shënuar nga disa të shtëna me armë gjatë së enjtes në një kolegj komunitar në Roseburg të Oregonit, raportojnë së fundi mediat amerikane.

Sipas CNN, agresori i identifikuar si 26-vjeçari Chris Harper Mercer është ekzekutuar nga forcat e policisë. Një zëdhënës i departamentit të policisë së Qarkut Douglas konfirmoi për “Reuters” të shtënat e dëgjuara në kampusin universitar të Umpquas në Roseburg, megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Douglas njoftoi mbi situatën në vendngjarje, nga ku raportohej edhe për disa të vdekur dhe të plagosurit që ishin transportuar për në spital.

Roseburg është qytet i mbi 20 mijë banorëve, rreth 418 km në jug të Portlandit. Sipas gazetës “Portland Oregonian”, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 me orën lokale.

Top Channel