Harroni Idris Elba dhe Tom Hardy për 007-tën

02/10/2015 10:05

Të gjithë po flasin se kush do të jetë James Bond i ardhshëm. Prej kohësh përmenden emrat e Idris Elbas apo të favorizuarin e ri Damian Lewis.

Madje Pierce Brosnan ka shkuar më tej duke propozuar që 007-ta e ardhshme të jetë dhe homoseksual, por kurrë një femër.

Por në këtë renditje kemi harruar një problem të madh, që ne kemi ende një James Bond perfekt. Daniel Craig ka deklaruar se nuk ngutet të japë dorëheqjen nga personazhi, teksa bën të ditur se në kontratë është parashikuar edhe një tjetër seri e Bondit. “Unë kam kontratë dhe për një tjetër seri, por nuk mund të bëjë parashikime”, është shprehur Craig për serinë e ardhshme “Spectre”.

Top Channel