Kombëtarja e grave e mbushur me…burra

02/10/2015 11:45

Kombëtarja iraniane e futbollit femëror, nuk është edhe aq femër. Federata e futbollit të këtij vendi është vendosur në qendër të një skandali, pas zbulimit se të paktën 8 prej pjesëtarëve në ekip janë meshkuj.

“Tetë futbolliste luanin me kombëtaren e futbollit femëror pa përfunduar operacionet e ndryshimit të seksit”, deklaroi për një agjenci informacione online vendase, Mojtabi Sharifi, zyrtar i federatës iraniane.

Mediat britanike shkruajnë se autoritetet kanë nisur tashmë një test gjinie për të gjithë skuadrën kombëtare, ndërkohë që emrat e tetë lojtareve, që në të vërtetë janë lojtarË, nuk bëhen publikë.

Kjo nuk është hera e parë që kombëtarja iraniane e futbollit goditet nga një skandal i këtij lloji, megjithëse asnjëherë në të tilla përmasa. Vitin e kaluar, katër lojtare u gjetën ose “meshkuj” që nuk kishin përfunduar operacionet e ndryshimit të gjinisë, apo që vuanin nga çrregullimi i zhvillimit seksual, ndërsa në 2010 në testim u mor portierja e skuadrës.

Operacionet për ndryshimin e gjinisë janë të ligjshme në Iran që prje vitit 1979, kur në atë kohë, fill pas revolucionit islamik, Ajatollahu Ruhollah Khomeini nxorri një fatva që u jepte dritën jeshile. Në fakt, kjo fatva bie ndesh me rregullat strike dhe të ashpra të Teheranit sa i përket homoseksualitetit dhe marrëdhënieve jashtëmartesore.

Top Channel