Metalurgët takim me deputetët, Balla: Kurum të respektojë ligjin

02/10/2015 12:10

Sindikata e metalurgëve dhe punonjësit e shkarkuar nga “Kurum” janë takuar me deputetë dhe prefektin e qarkut të Elbasanit. Deputeti socialist Taulant Balla është shprehur se do të kërkohet nga Kurum respektimi i ligjit. Shkarkimin e 250 punonjësve tha ai, është një bombë sociale për Elbasanin.

“Kurum shkel kontratën kolektive me punonjësit, e cila ka afat deri në 31 dhjetor. Nuk mund të shkarkohen nga puna punonjës të gjymtuar në Kurum. Nuk është faji i punonjësve se bie çmimi i çelikut në bursë. Kompania ka mjaftueshëm kapital të siguruar kur çmimi i çelikut në bursë ka qënë më i lartë. Do të ndjekim të gjithë hapat ligjorë. Ministria është e detyruar të bëjë auditimin e Kurum”, tha Balla.

Deputeti socialist bëri të ditur se javën e ardhshme do të kërkojë takim me drejtuesit e Kurum.

Top Channel