Shkodër, plagoset 37-vjeçarja, dyshohet krim brenda familjes

02/10/2015 12:25

Një 37-vjeçare nga Vau i Dejës, është paraqitur në Spitalin e Shkodrës me një plagë të shkaktuar nga një plumb.

Gruaja ishte qëlluar në bark dhe ka të dëmtuar edhe shtyllën kurizore. Ajo ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia dyshon se ngjarja është një krim brenda familjes, ndërsa ka nisur hetimet dhe verifikimet me të afërmit e të plagosurës.

Top Channel