Korçë, dy të ndaluar për 880 kg hashash

02/10/2015 12:35

Policia e Korçës ka ndaluar edhe dy persona të tjerë të lidhur me sasinë prej 880 kilogramësh hashashi të sekuestruar në një operacion të ndërmarrë pak ditë më parë.

Njëri prej të ndaluarve është shtetasi Alket Zaimaj, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, ndërsa personi tjetër është shtetasi 16-vjeçar me inicialet O.Gj., i cili është shoqëruar nga uniformat blu me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Në operacionin policor të koduar me emrin “Prita”, Policia e Korçës kapi 880 kilogramë hashash dhe arrestoi katër persona. Aksioni u realizua në afërsi të fshatit Dushar, në Bashkinë e Maliqit, ku është sekuestruar lënda narkotike e ambalazhuar në 30 thasë.

Bashkë me sekuestrimin u bë edhe kapja e shtetasve Mario Voda, 33 vjeç nga Pojani, Skënder Nakoleci, 41 vjeç nga Sheqerasi, Bledar Emini, 34 vjeç nga Bulgareci dhe 22-vjeçari Marsel Bakollari, nga fshati Dushar i Korçës.

E gjithë sasia e bimëve prej 880 kilogramësh është asgjësuar me anë të djegies policia.

Top Channel