Vrasje për një fjalë, 17-vjeçari qëllohet me thikë pas sherrit

02/10/2015 13:40

Një ditë pas vrasjes së 17-vjeçarit Romario Kodra nga fshati Qatrom, kanë reaguar ashpër edhe bashkëfshatarët e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sipas tyre viktima ishte një ndër djemtë më shembullor të fshatit, ndërsa nuk flasin kështu për autorin e vrasjes tashmë të arrestuar. Njëri prej shokëve të Romarios tregon se ngjarja e rëndë nisi fillimisht në ambientet e lokalit të fshatit ku viktima dhe autori ishin duke luajtur Playstation.

Ka qënë një debat i momentit që ka përfunduar me vrasje me thikë.  “Viktima me autorin nuk kishin lidhje fare. Konflikti nisi duke luajtur Playstation dhe më pas ajo që ndodhi çarje me thikë”, thotë një dëshmitar.

Edhe për banorët e fshatit ngjarja e rëndë ka qënë shokuese. “Kishte shenja më përpara siç kem idëgjuar nga të rinjtë. Ishte një djalë shumë i mirë”, thotë një banor i fshatit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth ores 20:30 të mbrëmjes së enjte në qendër të fshatit Qatrom, ndërsa mëngjesin e së premtes policia arrestoi autorin e vrasjes Agron Fecanji, 15 vjeç i cili ishte fshehur në një lokal të fshatit.

Mesditën e të premtes policia arreston dhe Ledian Koçibelli, 31 vjeç, si përkrahës të autorit të krimit. Koçibelli kishte strehuar 15-vjeçarin Fecanji, pas vrasjes së 17-vjeçarit

Top Channel