Pistoletë dhe silenciator, arrestohet 25-vjeçari

02/10/2015 14:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar për armë zjarri pa leje. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Ari Haxhiu është vënë në pranga në sheshin “Demokracia”, ndërsa procedohet në gjendje të lirë I. H, 62 vjeç.

Haxhiut i janë kapur një pistoletë me mbishkrimin Broëning/S Patent Depose, një krehër me 6 fishekë dhe një silenciator. Ndërsa në lokalin e 62-vjeçarit u gjet një armë gjahu pa leje.

Top Channel