Kuçi vijon takimet në Britaninë e Madhe

02/10/2015 14:25

Me ftesë të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të këtij vendi, ku u diskutua për procesin e përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave, si dhe në konkludimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Ministri Kuçi ka takuar Drejtorin për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Appleby. Të dy palët kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, diskutimi është përqendruar në arritjet në fuqizimin e sundimit të ligjit përmes reformave të vazhdueshme, në procesin e përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave, si dhe në konkludimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë mbështetjen e ofruar gjatë takimit në konkludimin sa më të shpejtë të MSA-së dhe sigurimin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Kuçi po qëndron në Londër me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells në Pallatin e Ëestminster. Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë.

Top Channel