Ministrja Tahiri: Marrëveshja e energjisë solli njohjen ndërkombëtare të Kosovës

02/10/2015 00:00

Ministrja kosovare për Dialogun, Edita Tahiri ka vlerësuar lart arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Operatorit të Sistemit të Transmisionit (KOSTT) dhe organizatës europiane “ENTSO”, duke theksuar se me këtë marrëveshje, Kosova ka fituar njohjen ndërkombëtare në sistemin e transmetimit të energjisë dhe është bërë zonë e pavarur rregulluese.

“Kjo arritje e madhe në fushën e energjisë është rezultat i dialogut të Brukselit, përkatësisht i marrëveshjes për Energjinë – e arritur më 8 shtator 2013, – dhe marrëveshjes së 25 gushtit 2015, me të cilën u hoqën pengesat e Serbisë, e cila kishte bllokuar Kosovën në këtë çështje”, theksoi Tahiri.

Sipas një komunikate, Tahiri ka thënë se marrëveshja për energjinë e vitit 2013 kishte parashikuar heqjen e pengesave të Serbisë ndaj avancimeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës në fushën e energjisë, mirëpo, Serbia për dy vite me radhë kishte bllokuar njohjen e Kosovës si subjekt ndërkombëtar në fushën e transmetimit, pranë organizatës europiane ENTSO.

Top Channel