Paris, Putin takim me Merkel e Hollande për Ukrainën

02/10/2015 18:50

Presidenti rus Vladimir Putin takoi në Paris liderët e Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës, në përpjekjen e radhës për të zgjidhur konfliktin e Krimesë.

Por samiti i shumëpritur i Parisit lidhur me këtë çështje u zbeh nga shqetësimet ndërkombëtare rreth ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri këtë javë.

Megjithatë, një diplomat i lartë francez shprehu optimizëm rreth këtyre bisedimeve.

Sipas tij, pritet që në vijim të ketë më shumë autonomi për rajonet lindore të Ukrainës, amnisti të mundshme për separatistët, duke bërë të mundur tërheqjen e armëve dhe kthimin e sigurisë në kufi.

Ashtu sikurse gjatë ujdisë së firmosur në Minsk në muajin shkurt, Putin u takua me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko, presidentin francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Top Channel