Berat, qëllojnë me kallashnikov; arrestohen 4 familjarë

02/10/2015 19:30

Policia në Berat ka arrestuar 4 persona që më herët gjatë ditës qëlluan me armë zjarri.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë familjarët Florjan, Sajmir, Briken dhe Elton Qato.

Të arrestuarit qëlluan me kallashnikov tek vendi i quajtur Kthesa e Roshnikut, saktësojnë burimet.

Uniformat blu sekuestruan ndërkohë në vendngjarje armën e zjarrit dhe 33 gëzhoja.

Top Channel