Takimi i Papës me kundërshtuesen e martesave gay, “keqardhje” mes komunitetit

02/10/2015 00:00

Takimi i Papa Françeskut gjatë javës së kaluar me një grua amerikane, e cila është vënë në qendër të një debati të madh mbi martesat e homoseksualëve, nuk ishte diçka e kërkuar prej tij dhe nuk duhet parë si një mbështetje e pikëpamjeve të saj.

Këtë ka bërë të ditur Vatikani përmes një njoftimi të së premtes. Një zyrtar i Selisë së Shenjtë tha se “pati një ndjenjë keqardhjeje” nga fakti që Papa veçse e takoi Kim Davis, një klerike e qarkut të Kentuckyt, e cila u burgos gjatë muajit shtator për shkak se refuzoi të zbatonte një vendim të Gjykatës Supreme të SHBA-ve dhe të njihte licencat e martesës mes homoseksualëve.

Takimi në Uashington u mbajt sekret fililimisht, por shkaktoi një debat tepër të gjerë që prej publikimit të tij këtë javë, duke “provuar” kështu një hap të gabuar të Atit të Shenjtë.

Duke kërkuar të mbysë këtë polemikë të ashpër, zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi tha se Davis ishte një prej “disa dhjetëra” njerëzve që ishin ftuar nga ambasadori i Vatikanit për të takuar Françeskut gjatë vizitës së tij në kryeqendrën e SHBA-ve.

“Papa nuk zhvilloi diskutime të detajuara mbi situatën e zonjës Davis dhe takimi i tij me të nuk duhet konsideruar si një formë mbështetjeje ndaj pozicionit të saj në përgjithësi, pasi është një situatë tepër komplekse”, bëri të ditur Lombardi përmes një deklarate.

Top Channel